Ben Blushi kritika Ramës: Mjaft me fjalën burg
Mes deputetit Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama, janë zhvilluar sot replika në Kuvend lidhur me disa nga nismat e qeverisë. Deputeti Blushi ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës lidhur me ndryshimin e Kodit Penal për ndërtimet pa leje. Blushi u shpreh se është e ekzagjeruar që të dënohen njerëzit me burg për çdo shkelje ligjore.
“Është e padrejtë, pa dashur të kthej në polemikë, që fjala burg më shqetëson dhe po e përdorin pa masë. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar e kanë provuar 50 vjet shqiptarët. Ka instrumente të tjerë shteti didaktik, verbal, pastaj gjoba për tu vetëkorrektuar. Dhe ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi por nuk mund të shkojmë menjëherë në burg. Ka shumë mundësi që amenamentit ë rishikohet për ta rregulluar., tha Blushi. Ben Blushi u shpreh se nuk duhej lejuar që në Kodin Penal të parashikohej burg dhe për punëtorët që punojnë në ndërtime pa leje.
Më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nuk shihte asnjë terapi tjetër, veç ndërhyrjeve radikale.
“Faleminderit për vërejtjen. Nuk është origjinale, sepse ka kohë që e bën me zë të madhe opozita, por unë dua që çdo gjëje ti vë fjalën që ka…. Nuk shoh asnjë terapi tjetër, veç terapive radikale”,- tha Rama.
Kryeministri u shpreh se reformat kanë qenë të suksesshme dhe disa vende të tjera kanë kërkuar të mësojnë nga eksperienca e Shqipërisë në aksionet për energjinë dhe kanë dërguar ekspertët e tyre.
Veç deputetit Blushi edhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho, kërkoi që në ndryshimin e Kodit Penal për ndërtimet pa leje, të rishikohej pjesa që fliste për dënimet me burg. Menjëherë pas fjalës së Kryeministrit, kryetari i Parlamentit i kërkoi kryetarit të komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj të mbledhë komisionin për të riparë riformulimin e amendamentit pasi nëse ka qoftë dhe një votë të vetme atëherë rrezikon që ky amendament të mos kalohet.