Ben Blushi në Athinë, merr mbështetjen e emigrantve shqiptarë

Nga Kujtim VANI/(Athinë)- Shkrimtari dhe deputeti, Ben Blushi ishte në Athinë mes emigrantëve shqiptarë,  ku ka promovuar librin e tij te fundit “Kandidati”, botim i shtëpisë botuese MAPO Edition. Libri u prit me një interes mjaft të madh e të veçantë nga të pranishmit, pjesa më e madhe e tyre intelektualë kryesisht shkrimtarë, poetë, artistë, mësues dhe studentë që punojnë e jetojnë në Athinë.

Veç  emigrantëve shqiptarë merrnin pjesë edhe kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi z. Etmond Guri, kryetari i shoqatës së Përgjithshme të punëtorve në Greqi z. Luan Miha, si dhe shkrimtarë e politikanë grek.

Për Kandidatin e Blushit, diskutuan shkrimtarët Novruz Abilekaj, Thanas Boçi, gazetarja Elona Kataro, etj. Një përshëndetje speciale në këtë aktivitet të bukur bëri edhe kreu i Komunitetit Shqiptarë në Greqi, kryetari i Federatës së Shoqatave z. Etmond Guri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Blushi gjatë fjalës së tij duke folur për Kandidatit u hpreh se, “ky libër sigurisht që nuk është fryti i fantazisë, është fryt i Shqipërisë që kemi sot. Ai u është drejtuar të pranishmëve me pyetjen; ju, pse jeni larguar nga Shqipëria? Se mungonte, uji, deti, dielli, pasuria natyrore, vendi? Jo, ju keni ikur se Shqipëria është qeverisur keq, është qeverisur keq nga kandidatë si këta që po shkruaj unë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera ai theksoj se Shqipëria është vendi i dytë në Europë pas Norvegjisë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, por jemi vendi i fundit në Europë që skemi drita.

Shqipëria është vendi që ka naftë më shumë se çdo vend në europë, por nafta është më e shtrenjtë se në Greqi, duke lënë të nënëkuptohet se Shqipëria ndodhet në një gjendje të vështirë dhe problematike, ku kjo gjendje dhe keqqeverisja po i largojnë shqiptarët nga Shqipëria, dhe kjo do të vazhdoj derisa ne të vazhdojmë të votojmë kandidatë të vdekur.

Prandaj u detyrova të shkruaj librin Kandidati, tha ndër të tjera Blushi. Gjatë bashkebisedimit me lexuesit veç pyetjeve rreth librit, Blushi është detyruar tu përgjigjet edhe pyetjeve që kanë të bëjnë me situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Kanditati i Blushit më shumë se sa një vepër letrare u vlersua si një realitet i politikës shqiptare, ku u kërkua zhdukja e këtij fenomeni të shëmtuar për ti hapur rrugë demokracisë dhe respektimit të të drejtës për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.

Pas promovimit të librit me kërkesën e përfaqësuesëve të komunitetit shqiptar në Greqi, Blushi ka zhvilluar një takim në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare, si dhe ka vizituar klasën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe ku po zhvillohej një orë mësimi me fëmijët e emigrantëve shqipëtarë.

Përfaqësuesit e emigrantëve kanë shprehur pakënaqësitë për politikën dhe qeverisjen 25 vjeçare të Shqipërisë, duke vlersuar se ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësorë. Ata i kanë parashtruar deputetit socialist Blushi, një sërë problemesh që shqetsojnë komunitetin shqiptarë në Greqi, siç është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve, e drejta e votës për të votuar në vendet ku punojnë e jetojn, krijimi i strukturave qeveritare për emigracionin, si dhe pastrimi i kuvendit të Shqipërisë nga gjuha e rrugës, e banalitetit dhe dekriminalizimin e tij.

Megjithëse Blushi ishte në Athinë për promovimin e librit  gjatë qëndrimit dy ditorë në kryeqytetin helenë është parë nga shumë bashkëatdhetar si një shpresë që në Shqipëri ti jepet fund një herë e përgjithëmonë zgjedhjes së kandidatëve të vdekur dhe tjetërsimit e manipulimit të votës. Duke e vlersuar si zëri i qytetarit, zëri i të vërtetës, emigrantët e kanë ftuar zotin Blushi për një vizitë tjetër në Athinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?