Ben Blushi: Paga ime, 24 herë më e vogël nga sa pretendohet

Në mesin e 637 mijë qytetarëve që sot iu publikuan të dhënat si rroga dhe ID-ja, është edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i medias ”Top Channel”, Ben Blushi.

Ky i fundit në një prononcim për gazetën ”Shqip”, shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument, ndërkohë që ia kishin botuar sikur merr një rrogë mujore prej 247 milionë lekë në një muaj.

Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.

Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është.

Duke e ditur se kurioziteti njerëzor nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, deklaron Blushi.

SHKARKO APP