Ben Blushi, PS-ja dhe parandjenja për “divorc”
Një deklaratë suprizë ka dhënë deputeti Ben Blushi kur tha se e ka menduar se mund edhe të përjashtohet nga Partia Socialiste për shkak të kritikave e të zërit kundër politikave që saj që Blushi ngre brenda partisë.
Në “Zonë e Lirë” ai tha se e ka menduar se një “divorc të detyrueshëm dhe pa pëlqimin e tij” me PS-së, por ai tha se nuk beson që partia “të çmendej” e ta largonte vetëm se ka ngritur zërin për të thënë të vërteta.
‘Padyshim e mendoj një divorc, që nuk varet nga unë. Unë jam aty dhe nuk besoj se po e dëmtoj PS-në por po e ndihmoj duke folur. Sot për sot jam në listat e PS, nuk kam një vendim për të ikur. Nëse më heqin jam njeri i lirë për vendosur të vazhdoj të merrem me politikë, apo ti kthehem pasioneve të mia, gazetarisë, letërsisë. Jam njeri i lirë, po përpiqem të konsumoj lirinë time brenda PS-së. Nëse PS çmendet e marroset më nxjerr jashtë, jam njeri i lirë i cili u ndëshkua për shkak të vërtetave që tha, për kaq doja të mbahesha mend’, tha Blushi.
Ai shtoi se është i interesuar si për mbajtjen e zgjedhjeve me vendim Kongresi, ashtu edhe për zhvillimin e një referendum që kryesocialisti Rama propozoi për mandatin e tij në PS.
“Unë nuk i kam hequr shpresat se brenda PS mund të ndryshojë. Nuk do doja të largohesha kam kaluar 20 vjet aty”, përfundoi Blushi.
Çfarë gjesti ka bërë Rama në mbledhjen e grupit që Blushi nuk guxon ta thotë?!
Deputeti Ben Blushi thotë se debatet në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, ku në nerva e sipër kryeministri Rama hodhi edhe gotën e ujit në drejtim të tij, kanë qenë aq të forta, saqë ai nuk i tregon dot për shkak se do të nxirrte mjaft shëmtuar kryesocialistin Edi Rama me të cilin dikur ka pasur miqësi.
Në “Zonë e Lirë” deputeti i PS-së u shpreh se zgjedh të mos flas për të nderuaar veten e tij, pasi ajo që Rama ka bërë sipas Blushit, ishte një moment i dobët që nuk ja vlen të tregohet.
“Në mbledhje kam bërtitur më shumë se sa duhet, për shkaqe që nuk vareshin nga unë, por kam premtuar se nuk do të tregoj se çfarë ka ndodhur. Unë nuk dua të tregoj cfarë ka ndodhur. Ka qenë aq e shëmtuar sa nuk dua ta tregoj, unë me Edi Ramën kam histori të gjatë miqësie. Për shkak se miqësia e dikurshme me Ramën më pengon, nuk dua të dini gjëra që e cënojnë më shumë sec duhet, ai flet vet, njerëzit kanë mundësi ta komentojnë. Kjo është një cështje nderi, pasi nderoj veten time, unë di shumë gjëra private për Ramën, kam gati 20 vjet, por nuk e kam bërë kurrë por nuk pranuar të flas. Ishte një moment i dobët që nuk ja vlen të tregohet. Atë ditë Rama u mbyt me një gotë ujë cka më vjen shumë keq”, tha Blushi.
Blushi përcjell Ramën në tren?!
Nëse keni shumë kohë pa dëgjuar një barsaletë, ne ju sugjerojmë një të tillë të treguar si rrallë herë nga deputeti Ben Blushi.
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, deputeti socialist ka treguar barsaletën e shokëve anglezë dhe “vuajtjet” e tyre me trenin. Barsaleta është e tillë. 4 miq humbën trenin e derisa të vinte tjetri u ulën të konsumonin birra. Por duke pirë me njëri-tjetrin trenat ikën radhë, derisa më në fund mundën të kapnim me vrap trenin e 6. Tre prej tyre mundën të hipin në tren ndërsa i katërti nuk ja doli pasi u mbyll dera. Në këtë moment ai qesh, sepse në fakt tre shokët kishin dalë të përcillnin vetë atë”
Mbase me këtë barsaletë Blushi simbolizon se një ditë mund të jetë ai që e “përcjell Ramën në tren” e që vetë qëndron në PS” ?
“Se këta që kanë dalë kundër meje po marrin trenin e gabuar, janë nisur për të më përcjellë mua por në fakt janë në drejtimin e gabuar, erdhën për të më përcjellë mua ikën vetë”, tha Blushi.
Ben Blushi qetëson: Nuk dua ta rrëzoj PS nga pushteti
Socialistët shpesh e kanë akuzuar Ben Blushin se me akuzat e tij dhe me kundërshtitë ndaj partisë, mund të krijojë destabilitet në qeveri, por vetë deputeti thotë se qëllimi i tij nuk është të rrëzojë nga pushteti PS-në.
Në “Zonë e Lirë” Blushi u shpreh se kërkon vetëm ndryshimin e mënyrës së qeverisjes në mënyrë që përfitues të jenë vetëm shqiptarët, me një jetesë më të mirë.
“Arsyet për të cilat erdhëm në pushtet nuk ekzistojnë më. Unë nuk dua që PS të bjerë nga pushteti, por të qeverisim më mirë, të garantojë më shumë barazi për të varfërit, të garantojë paga më të larta”. – deklaroi ai.
Nevoja për këtë ndryshim është edhe arsyeja pse Blushi kërkon të votohet në PS si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e partisë.
“Është koha për zgjedhje, por thonë zgjedhje nuk ka. Kërkoj që të ndryshojë kjo gjendje, sot jemi në deflacion. Rilindja nuk ka zgjedhje, është faliment, eksperiment historik, por në pushtet erdhi PS me 40 parti. Rilindja ka vdekur, Rama nuk e përmend më, flamuri ra dhe shkopi u thye, tashmë po merr peng PS. Rama nuk shkon në zgjedhje, pasi nuk ka socialist në punë. Rilindja e para, LSI e dyta dhe Socialistët në vendin e tretë për punesimet…Edhe mbrëmë te Fevziu nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të largohet nëse do të humbiste zgjedhjet, pra ai po kërkon një mandat të përjetshëm, mund të mos bëjë zgjedhje edhe për 20 vite”, tha ai.
Blushi thotë se ka identifikuar njeriun që i “hungërinte” në fytyrë në Elbasan
Deputeti Ben Blushi thotë se e di kush është personi që e fishkëlleu në Elbasan, gjatë një aktiviteti në Pallatin e Sportit për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, megjithatë zgjedh të mos e bëj publik emrin e tij.
Socialisti tha në “Zonë e Lirë” se kur është ngjitur në podium për të mbajtur fjalë në aktivitetin ku nuk ishte i ftuar, ka identifikuar një person që punon të bashki “të hungërijë në mënyrë të panatyrshme”
“Në Elbasan kisha përballë një njeri që hungërinte, dhe ishte një hungërinë e panatyrshme, ai njeri punon në bashki”.
Më tej ai tha se nuk ka dalë gjithë videoja, kanë publikuar çfarë kanë dashur ata. “Kanë nxjerr momentin kur unë ngre zërin se doja të dëgjohesha se kishte zhurmë”, tha Blushi.
Kandidati për kreun e PS, Ben Blushi u shpreh se i është censuruar me qëllim fjala gjatë takimit në Elbasan “Më kanë shkëputur vetëm disa fragmente ku isha me nerva, më censuruan”.
I pyetur nga Arjan Cani nese e sheh veten si delen zeze, Blushi pergjigjet: “Edhe nëse jam, kjo e zbukuron tufën”.
Mami, babi, partia dhe Shqipëria sipas Blushit…dhe një “tallje” me Edi Ramën
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Opinion se nuk mund të bëhet pyetja nëse partia është më e rëndësishme se Shqip֝ria (apo e kundërta) pasi është njësoj si të pyesësh kë do më shumë mamin apo babin.
Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar deputeti kritik Ben Blushi i cili nga studio e “Zonë e Lirë” në Tv Klan i cili ka bërë këtë batutë: Pra babi është Shqipëria dhe mami është partia, por sa parti ka Shqipëria dhe babi i bie që të shkojë me shumë parti…Askush nuk duhet të ketë dilemë që të zgjedhë mes Shqipërisë dhe partisë”.
Blushi vijoi më tej duke thënë se Partia Socialiste nuk është demokratike dhe kjo sipas tij nuk i shërben Shqipërisë. “Partia po e dëmton Shqipërinë, ndërsa Shqipëria nuk ka mundësi që të dëmtojë partinë”, tha ai. Ishte deputeti Blushi që tha fillimisht se do më shumë Shqipërinë se Partinë e që hapi debatin në PS duke i drejtuar atyre pyetjen se kë duan më shumë.
Ja çfarë Blushi nuk do harrojë kurrë nga intervista e Ramës në “Opinion”
Dridhja vazhdimisht e këmbës në formë ankthi është i vetmi gjest që Ben Blushi mban mend gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama mbrëmë në “Opinion”.
jë gjest që thotë se do ta mbajë mend gjatë në memorie, pasi sipas socialistit Blushi kjo do të thotë se Rama është në “ethet” e garës për kryetarin e Partisë Socialiste.
I ftuar në “Zonë e Lirë” në televizionin Klan, Blushi u shpreh ju përgjigj kështu pyetjet së Arjan Çanit se çfarë tregon fakti që Rama dridhte këmbën thuajse gjatë gjithë intervistës:
Blushi: Tregon se ishte në ankth. Ishte në ankthin para garës. Kam përshtypjen se kjo ishte pjesa e vetme që do i mbahet mend nga ajo intervistë
Gara në PS, Blushi ndihet me fat që ka përballë një kandidat të vdekur!
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi e quan një “kandidat të vdekur” kryesocialistin Edi Rama, duke ju referuar kështu garës për zgjedhje të kryetarit në PS, mbajtjen e të cilave Blushi e kërkon me ngulm si një kandidat përballë…
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi e quan një “kandidat të vdekur” kryesocialistin Edi Rama, duke ju referuar kështu garës për zgjedhje të kryetarit në PS, mbajtjen e të cilave Blushi e kërkon me ngulm si një kandidat përballë Ramës që i ka mbaruar mandati.
I ftuar në Zonë e Lirë në Tv Klan deputeti kritika brenda radhëve të socialistëve thotë se “Është fati im të kem përballë gjithmonë një kandidat të vdekur. Edhe ngjarjet në Elbasan mund t’i ketë shtyrë libri im ‘Kandidati’, tha ai.(Express)
KOHA JONË SONDAZH

