Ben Blushi: Referendumi i Partisë Socialiste, si “PaRama Papers”

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi tha sot se referendum i datës 9 prill mund të jetë i trukuar. Në një prononcim për gazetarët, ai u bëri thirrje socialistëve që të vëzhgojnë procesin dhe të raportojnë për çdo parregullsi. Blushi u shpreh se referendumi po bëhet me të dhëna të trukuara duke e krahasuar atë me skandalin “Panama Paper”.

“Këto janë letra të trukuara të Edi Ramës, ky referendum është PaRama Paper, njëlloj si skandali Panama Paper. U bëjë thirrje socialistëve të ndjekin procesin. Ne garantojmë të vëmë në dispozicion një numër ku mund të denoncohen shkeljet e këtij referendumi. U kërkoj socialistëve të kthehen në vëzhgues të këtij procesi”,- tha Ben Blushi.

Pjesë nga prononcimi i Blushit:

Blushi: U bëj thirrje të gjithën socialistëve në gjithë Shqipërinë që me çdo formë dhe çdo mjet që kanë, me shumë prej tyre unë kam folur në shumë rrethe dhe qytete të Shqipërisë, të bëjnë çështë e mundur për ta monitoruar këtë referendum ditën e shtunë. Të gjejnë mundësitë për të shmangur manipulimin dhe grabitjen e këtij mandati që nuk është i imi dhe as i aksujt, është mandati i anëtarësisë së PS. U bëj thirrje të kthejnë sytë brenda kutive të votimit sepse po përgatitet një manipulim i madh, e gjitha është manipulim.

Së pari listat e zgjedhjes së këtij referendumi nuk janë publike, nuk di nëse janë publike sot, di tu them që nëse hyni në faqen zyrtare të PS nuk ka listë. Është njësoj si të shkosh në zgjedhje të përgjithshme dhe listat mos të jenë në faqen zyrtare të KQZ, kjo nuk mund të ndodhë. Dje më thanë se një deputet i rilindjes e paska listën në fb e tij personal, po pse kështu votohet?Që një anëtar i Parlamentit listën e zgjedhësve të Shqipërisë e ka në fb e vet personal.

Kam kërkuar me shumë kolegë që sipas kodit zgjedhor të PS, palës që është kundër referendimit i takojnë vëzhgues. Vëzhgues nuk na janë dhënë, ndaj u them të gjithë socialistëve të kthehen në vëzhgues amatorë apo profesionistë të rrimë para çdo qendre votimi për të numëruar pjesmarrjen se pjesmarrja do të trukohet dhe sigurisht për të numëruar dhe rezultatin final sepse edhe ai do të trukohet.

Duke akuzuar se ka manipulime me listat e anëtarëve socialist, të cilat sipas tij janë ulur me rreth 13 mijë që nga kongresi i fundit ku u zgjidhën delegatët, Blushi shkoi deri aty sa tha se referendumi është një “Parama Papers”.

Blushi: Të vij tek lista, Kongresi i fundit është votuar me një listë prej 94 mijë anëtarësh socialistë, për shkak se ne e kemi normën e përfaqësimin 100 socialistë- 1 delegat. Kemi pasur në Kongres 940 e ca delegatë të zgjedhur që i korrespondon një liste 94 mijë. Tani një muaj e gjysëm pas Kongresit dalin dhe thonë që lista është 81 mijë.Pyetja është: Sa anëtarë ka PS? 81 mijë,94 mijë sa çerëdhën në Kongres apo 150 mijë sa çdo të donte Edi Rama të kishte? Që i bie 6% e popullësisë. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budalliqe që ka bërë në këtë vend, por sigurisht dhe për këtë që thotë 6% e popullësisë janë anëtarë të PS.

Pyetje: Klosi thotë se është e njëjta shifër me atë që u votuan delegatët e Kongresit?

Blushi: Nuk është e njëjta shifër. Këta kanë ulur shifrën dhe ky është manipulim shumë i madh sepse kanë frikë nga pjesmarrja. Ju e dini se referendumet janë të vlefshme në rast se 51%  e listës marrin pjesë në votim. Duke pasur panik nga anëtarësia e tyre se ky është një mandat i grabitur, prandaj Edi Rama nuk shkon në zgjedhje se ka frikë nga anëtarët e partisë së vet, e kanë ulur listën me gati 13 mijë veta çka rrit dyshimet për një trukim të plotë ditën e shtunë. Këto ditë po flitret shumë për të famshmin “Panama Papers”. Ky referendum është “Parama Papers”, këto janë letrat e fallsifikuara nga Rama brenda PS për të grabitur një mandat. Doni fakte? Lista për delegatë u votua në fund muajit shkurt, ju jap rastin që ka ndodhur në Pogradec, pyesni deputetët e Pogradecit nëse e pohojnë, historia është shumë e thjeshtë 400, 500, 600. Në Pogradec kanë qenë në listën e votuesve të PS 500 anëtarë, morën pjesë 400, në kutitë e votimit dolën 600 fletë votimi. Kjo është historia e votimit në PS.

SHKARKO APP