Ben Blushi: Reforma në drejtësi po bllokohet me konsensus
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka mbajtur fjalën sot në Parlament, duke kritikuar dy palët politike në lidhje me reformën në drejtësi.
Deputeti socialist u shpreh se reforma në drejtësi do të bëhet, por po vonohet me qëllim. “Rforma po bllokohet me konsensus”,- tha Blushi.
Ai foli edhe për deputetët me rekorde kriminale në Parlament. Për këtë gjë, Blushi u shpreh se të thuash të kundërtën është njësoj si të thuash që nuk ka pyll pa derra.
“T’u thuash shqiptarëve se në këtë Parlament nuk ka njerëz me precedent penal është si t’i bindësh se nuk ka pyll pa derra. Ne do paguajmë shumë shtrenjtë shtyrjen e reformës në drejtësi”, u shpreh Blushi.
KOHA JONË SONDAZH

