Ben Blushi: Romani im i fundit “Parajsa Artificiale”, është normale që disa nga lexuesit nuk janë dakort me mua, sidomos sa i takon intrepretimit të ekzistencës së Zotit

Ben Blushi në një postim që ka bërë në profilin e tij në Facebook, ai bën pyetjen:

SI PO LEXOHET PARAJSA ARTIFICIALE

Romani im i fundit Parajsa Artificiale po lexohet shumë çka më jep kënaqësi.

Ky përkufizim nga ana e Blushit tregon se romani i tij, si një risi në letërsinë shqiptare, po merr atë interes, që përmbush pritshmëritë e tij.

Duke vijuar në postimin e tij, Ben Blushi shkruan:

“Çdo ditë marr disa dhjetëra mesazhe nga lexues në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë të cilët kanë gjetur në këtë libër shumë përgjigje për çështje që sot po ndodhin në botën ku jetojmë, që nga konfliktet në Lindjen e Mesme, tek rënia e pandalshme e Iranit e deri tek Inteligjenca Aritficiale.

Megjithëse nuk është një libër politik por një roman me dy personazhe, Parajsa Artificiale, i prek disa nga temat kryesore të kohës kur jetojmë.

Është normale që disa nga lexuesit nuk janë dakort me mua, sidomos sa i takon intrerpretimit të ekzistencës së Zotit, apo mënyrës se si historia e feve monoteiste, judaizmit, krishtërimit dhe islamit kanë ndikuar dhe po ndikojnë mbi shoqërinë njerëzore.

Ndërkohë, disa lexues të tjerë, natyrisht nuk besojnë se do vijë një ditë kur njeriu, ndoshta nuk do bëjë më asnjë punë sepse shumë nga punët që ai bën sot do zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale. Ndoshta ata kanë të drejtë dhe unë jam më entuziast se ç’duhet, por besoj sinqerisht se një botë më inteligjente do t’i shkaktojë njerëzimit më pak vuajtje, më pak konflikte dhe më pak mjerim.

Për t’iu përgjigjur gjithë pyetjeve që ka ngjallur ky roman, gjatë ditëve që vijnë dhe sidomos gjatë muajit janar, unë do kem disa promovime, në disa qytete apo ambjente letrare, për të folur me lexuesit e mi besnikë por edhe me shumë skeptikë të dobishëm, pa të cilët letërsia nuk ka kuptim.

Ju pres të gjithëve bashkë me pyetjet.

SHKARKO APP