Ben Blushi: Saliu dhe Meta më kërkuan votën për mocion ndaj Edi Ramës

Gjatë intervistës me Blendi Fevziun në Opinion, Ben Blushi zbuloi se i kërkuan votën për një mocion kundër Edi Ramës. Blushi tha se mocioni ishte organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por nuk tha kush ia kërkoi votën. Përgjigjia e tij ka qenë se do ta jepte votën nëse kthehen zgjedhjet në PS dhe të korrektohej cilësia e qeverisjes

Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi. Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSI-së, për gati një javë qeveria pothuajse ra. Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 63-64 mandate. Në atë ngushticë numrash sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën. Kemi kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion nga Saliu dhe Ilir Meta. I kemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Korrektim do të thotë të ndryshosh rrugë. Të bësh disa reforma për të varfrit, të rrisësh pagat dhe pensionet, të ulësh çmimin e energjisë për të varfrit, të rrisin asistencën sociale, të heqin dorë nga koncesionet. kjo qeveri i ka bërë gabim, kam kërkuar të mos e bëjë më” deklaroi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?