Ben Blushi shpjegon emrin e partisë “LIBRA”
Deputeti Ben Blushi do të lançojë nesër nismën politike. Partia të quhet “Libra” (LISTA E BARABARTË).
Kanë qenë të shumtë ata që kanë pyetur se çfarë kuptimi ka ky emër. Deputeti ish-socialist, Ben Blushi i jep përgjigje me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Libra është një bashkim njerëzish të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë. Në fund, Blushi fton të gjithë qytetarët që ditën e nesërme në orën 18:00 të jenë të pranishëm në themelimin e partisë.
“Miqtë ne fb pyesin çfarë është LIBRA ? Është një bashkim njerëzish të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë. Nesër ju ftoj të jeni bashkë me ne. AKADEMIA E ARTEVE ORA 18.00!”, shkruan Blushi.
https://www.facebook.com/benblushi.al/photos/a.164776513645999.5529.164774493646201/413949295395385/?type=3&permPage=1
KOHA JONË SONDAZH

