Ben Blushi: Tre dështimet e kongresit. Kam ikur nga Rilindja, jo nga PS
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi komentoi sot në emisionin “Top Story” në Top Channel zhvillimet e kongresit të PS. Ai tha se Kongresi dështoi të miratonte tre çështje kryesore.
“Nuk jam dakord që mbështetja ishte 6 veta. Nuk pati garë dhe mbështetja nuk u provua. Ky kongres pati një pjesë spektakolare, sidomos në fund. Pjesa e e tretë ku folën armiqtë e partisë ishte spekatkolare. Kongresi dështoi të bënte tre gjëra. E para, nuk bëri garë. E dyta; duhet të miratonte një statut nen për nen, ç’ka nuk e bëri, e miratoi në parim. E treta, duhet të miratonte pyetjet e referendumit dhe nuk i bëri. Të trija këto pika nuk u miratuan”,- tha ai.
Ben Blushi ka shprehur rezerva dhe për nenin e statutit të PS që sanksionon se kreu i PS-së është automatikisht Kryeministër. “Ne jemi një koalicion. Sikur LSI-ja të kërkojë që të mos jetë Rama Kryeministër, por një tjetër, Taulant Balla për shembull me që e ka dhe qejf Ilir Meta, çfarë ndodh në këtë rast? Taulant Balla bëhet edhe kryetar i PS-së edhe Kryeministër”,- tha Blushi. Sipas tij, “ky nen zëvendëson votën e një njeriu me 100 mijë votat e socailistëve. Dhe e dini kush është ky njeri që vota i vlen sa 100 mijë vota? Është Ilir Meta”.
Duke folur për votimet për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, Blushi u shpreh se janë përjashtuar gjithë themeluesit e Partisë Socialiste. “Janë hequr ata që përballuan opozitën me Berishën në vitet 1991-1997 dhe janë marrë mbetjet e PD-së. U futën mbetjet e PD”.
Lidhur me të ardhmen e tij në PS ai u shpreh se “unë kam ikur nga Rilindja, nuk kam ikur nga PS. Jam akoma pjesë e PS”.
KOHA JONË SONDAZH

