Ben Blushi:Unë nuk shkoj në parlament me gaz, ka të tjera forma për të kundërshtuar

 

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh shkrimtari Ben Blushi ka folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka folur edhe për veprimet e opozitës kështu duke i quajtur jo të drejta. Ai tha se Albin Kurti është një martir dhe jo politikan, duke mos i pranuar kështu veprimet e tyre.

“Ju keni të drejtë të jeni të pa kënaqur dhe është e drejtë por deri ku shkon rezistenca juaj. Albin Kurti çka është sipas jush, politikan apo martir. Po pra, martir është. Unë nuk shkoj në parlament me gaz, ka të tjera forma për të kundërshtuar”, ka folur para të pranishmëve Blushi, raporton Zëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se gurët dhe gazi nuk janë zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë kam simpati për Vetëvendosjen por nuk pranoj që guri, xhamat, të jenë element politik. Ju mbase keni të drejtë por për mua është e padrejtë. Besoj që Vetëvendosja mund t’i jap Kosovës një opozitë të fortë” ka thënë Blushi.

Ben Blushi: Kosova kurrë më keq nuk ka qenë

 

Ben Blushi, deputeti socialist në Kuvendin e Shqipërisë, njëherit edhe shkrimtar, ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, gjatë promovimit të librit të tij të fundit të titulluar “Kandidati” sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ngjarje kjo e organizuar nga “FOL”.

Blushi me këtë rast ka thënë se nga një vit më parë njerëzit në Kosovë tash janë më pesimistë.

Sipas tij, kjo për faktin se në Kosovë ka krizë, ka inate dhe ka stangim të progresit.

Madje situata në të cilën gjendet Kosova tani është më e vështira që nga shpallja e pavarësisë. Megjithatë ai thotë se Kosova mbetet vendi ku ka më së shumti njerëz të buzëqeshur.

Ndërsa duke folur për librin e tij “Kandidati”, Blushi tha se personazhi i tij, flet për një kandidatë për kryetar bashkie në Shqipëri, i cili vdes gjatë fushatës, por që zgjedhësit e votojnë dhe ai bëhet kryetar.

Sipas Blushit, ky lloj kandidati politik ndodhet si në Shqipëri e edhe në Kosovë.

Ai përmendi edhe mediat si faktor që i bëjnë të mundur një kandidati të tillë, të bëhet kryetar komune

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?