Ben Bushi: Protesta juaj (PD) ishte si bashkimi i muratorëve të pavarur

 

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi në fjalën e mbajtur sot në Kuvend ka kritikuar protestat e PD-së. Ai tha se nuk mbron bunkerin dhe theksoi se një ndërtim si ai vetëm vepër arti s’mund të quhet. “Protesta e sotme nuk ishte protestë ishte çrregullim në trafik. Nuk po e krahasoj me protestën e një javë më parë, se ajo është si takim i muratorëve të pavarur. Unë nuk them se bunkeri është vepër arti. E vetmja gjë e mirë që bëtë atë ditë ishte që hoqët llamarinat dhe na treguan se çfarë kishte atje. Ta quash bunkerin vepër arti është njëlloj si një shtyllë betoni ta quash skulpturë”,- tha Blushi

Por nga ana tjetër, i ka kujtuar PD-së se është një rrugë pa krye. “Pyetja që kam për ju është ku do shkoni: do shkoni drejt 21 Janarit apo 14 shtatorit ‘98”,- tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka folur dhe për kërkesa e PD për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. “Doni qeveri teknike, ne e kemi një qeveri teknike. Kërkoni zgjedhje të parakohshme. Ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme 8 vjet rresht. Po flitet për reformën në drejtësi dhe perceptimi është se ju nuk e doni”,- tha Ben Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se mund të bëhet referendum për reformën në drejtësi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?