Ben Manaj: Nëse vazhdon histeria antishqiptare herën tjetër protestë edhe më të madhe në Londër

Ben Manaj, korrespondent i Top Channel në Londër duke komentuar editorialin e Farage thotë se “Një spekulant politik si Nigel Farrage, babai i Brexit, nuk mund të njollosë indinjatën e  ligjshme dhe respektin që shqiptarët kanë si komb për një lider si Churchill, monumentin e të cilit shqiptarët e Londrës nuk e njollosën me grafiti, por e mbështollën me gjënë më të shtrenjtë që kanë, Flamurin!”

“Më shumë nesër rrugëve të Londrës nëse vazhdojnë me fushatën anti-shqiptare naziskinët e politikës britanike që janë një minorancë e shëmtuar e një kombi të madh si britanikët që i kanë mikpritur shqiptarët”, thekson Ben Manaj, gazetar shqiptar që banon në Londër.

Histeria e disa qarqeve britanike ndaj shqiptarëve ka shokuar njerëzit e kulturës dhe të fesë në këtë vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Britani ndodhen me shumë se 200 mijë shqiptarë që nga viti 1992.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?