Presidenti Meta dekoron 7 ish-futbollistët e njohur të KF Tirana me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar disa nga futbollistët më të shquar të ekipit ”KF Tirana”. Ceremonia solemne u mbajt në Presidencë. Osman Mema,Millan Baçi, Bedri Omuri, , Artur Lekbello, Krenar Alimehmeti dhe Edmond Gëzdari u vlerësuan me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Ish-futbollistët u vlerësuan për kontributin që kanë dhënë për fanellën bardheblu, por edhe për përfaqësuesen. Artur Lekbello nuk ishte pjesë e ceremonisë, pasi ish- futbollisti prej kohësh vuan nga probleme shëndetësore.

Në fund, Kreu i Shtetit e mbylli ceremoninë me sloganin e tifozëve bardheblu ”Bardheblu, bardheblu, fitore duam nga ju!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?