Benet Beci: Bashkia e Shkodrës, e para që merr mbështetjen e SEMP për energjinë dhe klimën
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në një postim në Facebook ka treguar se bashkia që ai drejton është ndër të parat që ka marrë mbështetjen e qeverisë zvicerane nëpërmjet projektit SEMP për energjinë dhe klimën.
Postimi i plotë:
Pranë zyrave të Bashkisë Shkodër është instaluar një kullë karikimi e shpejtë me fuqi 50 kw për karikimin e mjeteve elektrike dhe disa panele diellore për prodhimin e energjisë së nevojshme. Ky projekt është financuar në kuadër të programeve të Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Në një tjetër bashkëpunim me Agjencinë, me mbështetjen e qeverisë zvicerane nëpërmjet projektit SEMP, po finalizojmë si një ndër bashkitë e para në vend, planin bashkiak për energjinë dhe klimën. Një Shkodër e pastër, e gjelbër, me cilësi ajri të mirë, një Shkodër ku jetohet mirë, është në qendër të vizionit tonë zhvillimor.
KOHA JONË SONDAZH

