Benet Beci bën bilancin e 2024, Shkodra në një vit punë

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka prezantuar bilancin e punës për vitin 2024, duke vënë theksin te angazhimi për të përmbushur premtimet elektorale dhe projektet transformuese për qytetin.

Sipas Becit, viti 2024 ka qenë një periudhë me arritje konkrete, të cilat pasqyrojnë mbështetjen që ai ka gjetur te qytetarët shkodranë, të cilët e votëbesuan për të çuar përpara vizionin e tij për Shkodrën. Projekte të rëndësishme janë realizuar dhe të tjera janë në proces, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët.

“Ky vit ka qenë një hap i rëndësishëm për Shkodrën, por ka ende shumë për të bërë. Jam i përkushtuar të realizoj çdo projekt që i shërben qytetit dhe qytetarëve të tij,” ka shkruar kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i tij ngjalli reagime pozitive, me qytetarë që shprehën mirënjohjen për punën e bërë dhe pritshmëri për vazhdimësinë e projekteve që do të pasojnë në vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?