Benet Beci fton qytetarët në Karnavalet e Shkodrës: Një javë festime dhe traditë nga 17-23 Shkurt!

Shkodra po përgatitet për një javë të mbushur me festime dhe ngjyra, duke mirëpritur Karnavalet tradicionale nga data 17 deri më 23 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe, rrugët e qytetit do të gjallërohen me aktivitete të larmishme, përfshirë parada me maska, performanca artistike dhe koncerte, duke ofruar një atmosferë festive për të gjitha moshat.

Sipas Drejtoreshës së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja, përgatitjet janë në fazën finale, dhe këtë vit pritet të ketë risi në butafori, falë bashkëpunimit me qytete italiane, të cilat do të sjellin modele spektakolare në rrugët e qytetit. Aktivitetet do të kulmojnë më 23 shkurt me djegien tradicionale të dordolecit në sheshin “Nënë Tereza”.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëmëngjes!
Shkodra është gati për një javë feste në traditën e saj unike – Karnavalet!
Nga data 17 deri më 23 shkurt rrugët e Shkodrës do të gjallërohen me ngjyra dhe atmosferë festive fantastike. Ju presim! 🙏
#KarnavaleteShkodrës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?