Benet Beci: Në urën simbol të Shkodrës, pranë lumit Buna po kryhet zëvëndësimi i të gjithë trasesë së dëmtuar
Edhe pse termometri shënon temperatura të larta, puna në terren vijon.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:
#bashkianëpunë
Në urën simbol të Shkodrës, pranë lumit Buna po kryhet zëvëndësimi i të gjithë trasesë së dëmtuar nga lëvizjet e motorçikletave dhe erozionit nga moti. Brenda 3 ditësh kjo ndërhyrje nga Ndërmarrja e Shërbimeve të Punëve Publike, do të kthejë funksionale të gjithë trasenë e Urës së Bunës, monument kulturore i kategorisë së I-rë.
Iu bëjmë thirrje qytetarëve përdorues të motorrave të përdorin urën e madhe të asfaltuar, e të mos e dëmtojnë Urën e Bunës me dru.
KOHA JONË SONDAZH

