Benet Beci pret në zyrë Ministrin Balla: Fokusi i takimit, rritja e sigurisë dhe rendit publik në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Beci në një postim në Facebook shkruan se fokusi i takimit është rritja e bashkëpunimit mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit dhe po ashtu rritja e sigurisë dhe rendit publik në Shkodër.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pres Ministrin e Brendshëm Z.Taulant Balla. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit. Gjatë këtij takimi fokusi ishte tek rritja e sigurisë dhe rendit publik në Shkodër si prioritet i punës dhe angazhimit të përbashkët.

SHKARKO APP