Benet Beci pret në zyrë të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Ambasadorja më garantoi mbështetje për ndryshimet pozitive të qytetit

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Nancy VanHorn.

Beci në një postim në rrjetin social Facebook, krahas fotove shkruan se fokusi i takimit ishte lidhur me zhvillimet në Shkodër dhe dhe për një sërë investimesh të mëdha që kanë nisur, të cilat do ta kthejnë qytetin në një pol të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes! Pata kënaqësinë të pres të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Nancy VanHorn.
I tregova ambasadores për zhvillimet në Shkodër dhe për një sërë investimesh të mëdha që kanë nisur, të cilat do ta kthejnë qytetin në një pol të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit.
Ambasadorja më garantoi mbështetje në këtë frymë të re të ndryshimeve pozitive për qytetin, dhe ndamë ide për projekte të përbashkëta bashkëpunimi ndërmjet Shkodrës, investitorëve dhe Ambasadës Amerikane. 🇦🇱🤝🇺🇸

SHKARKO APP