Benet Beci prezanton projektin “Porta e Alpeve” që përfshin Shkodrën, Lezhën dhe Malësinë e Madhe

Përmes një statusi të bërë Facebook, kryebashkiaku Benet beci ka prezantuar atë që ai e ka quajtur “Projekti konkrete dhe punë konkrete për Shkodrën dhe gjithë rajonin!

Së bashku me donatorët e Bashkimit Evropian dhe Bankën Evropiane të Investimeve prezantuam një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e veriut, “Porta e Alpeve”. shkruan në postimin e tij Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vijuar, kryebashkiaku ka bërë me dijes se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Plani i Qëndrueshëm i Lëvizshmërisë Urbane dhe rruga e biçikletave janë projekte që do ta transformojnë Shkodrën në një qytet më të qetë, më të pastër dhe më të përshtatshëm për banorët dhe vizitorët e saj.
Bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Malësi e Madhe janë përfituese të këtij projekti që kap vlerën e 50 milionë eurove dhe përfshin projekte strategjike të rëndësishme për Shkodrën, si:
• Ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane
• Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë-Shkodër-Hani i Hotit
• Ndërlidhja e Shkodrës me Kosovën përmes linjës hekurudhore Shkodër-Gjakovë.
Një tjetër projekt madhor është ndërtimi i një itinerari të dedikuar për biçikletat përgjatë bregut lindor të Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Ky rrjet do ta lidhë Shkodrën me Malësinë e Madhe, Velipojën, Ulqinin dhe Shëngjinin duke krijuar një nga korridoret më të bukura për çiklizmin në rajon.
Bashkia e Shkodrës dhe Malësia e Madhe po bashkëpunojnë ngushtë për ta finalizuar këtë projekt, i cili do të ofrojë një përvojë të veçantë për turistët dhe do të promovojë turizmin e qëndrueshëm në rajon, ka përfunduar Benet Beci në këtë prezantim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?