Benet Beci: Punët japin shpresë dhe energji që Shkodra nuk e ka pasur kurrë më parë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci u ndal sot në hyrje të takimit përmbyllës të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shkodër, tek transformimi I zonës.
“Ky është moment I rëndësishëm, transformimi i Shkodrës ka filluar me fitoren e Partisë Socialiste para dy viteve kur për herë të parë PS fitoi në qytetin më të madh të qarkut të veriut e prej asaj dite ne po punojmë fort për të përmbushur besimin e qytetarëve’, u shpreh Beci.
Sipas tij, ka dy vite që gjërat kanë ndryshuar dhe Shkodra ka filluar të punojë për të tashmen dhe për të ardhmen.
“Punët japin shpresë dhe energji që Shkodra nuk e ka pasur kurrë më parë. E gjetëm qytetin me një menaxhim shumë të dobët, plehra, inerte, shkolla të shkatërruara, pallate të mykura, rrugë të errëta. Sfidë e madhe që në dy vjet ne të jepnim mesazh të fortë pune, projektesh, optimizmi’, vijoi Beci.
“Sot janë pa fund kantieret e këtij qyteti, nga Dukagjini, rruga e Komanit, Zdralja, hyrja e Shkodrës nga një vend ku ndërtimet pa leje nuk lejonin të shihej as liqeni e as lumi”, tha Beci.
Sipas tij, transformimi i Shkodrës vjen nga ndryshimi I konceptit sesi qeveria bashkëpunon me pushtetin lokal me vizon të qartë drejt Bashkimit Evropian.
“Jemi të detyruar ta bëjmë shpejt transformimin. Shkodra mbeti pas nga diskursi politik, shterpë politik, gjuhën e urrejtjes. Tashmë në shkodër zor se e gjen më këtë diskur”, tha Beci.
Tashmë, sipas tij, fundjavat kalohen në Shkodër, ndërsa ka vendime të mëdha për perspektivën e qytetit si hekurudha kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

