Benet Beci sjell të dielën e mrekullueshme në plazhin e Velipojës
Kryebashkiaku i Shkodtrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale përmes fotove plazhin e Velipojës. Perlat e Adriatikut e pasur me kontraste natyrore, me një rërë që do ta kishte zili gjithë vija jonë bregdetare, vjen në këtë prezantim si trokitje në ëndjen për dëshirim. Prej sa zbardh dita e derikur perëndimi kuqëlon duke e shndërruar detin në një kolovitje të florinjtë, bregu i Velipojës është i populluar me pushues të të gjithë grupmoshave, duke e bërë këtë piketë të pushimeve një të mundshme për të gjithë, pavarësisht xhepit dhe pretendimeve.
Velipoja është ndryshe plazhi i familjes. Ai ka qenë dhe ka mbetur një prej synimeve prioritare, jo vetëm për shkodranët dhe shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë ata që duan një mundësi komode pushimesh, ku asgjë nuk është e ekzagjeruar dhe gjithçka i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të pushueve.
Plazhi shtrihet në gjatësi rreth 14 kilometërshe, prej grykëderdhjes së Bunës e arrin deri tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit. Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë plazh, përveç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, është edhe rëra e imët e errët e pasur me jod, si një nga përbërësit shërues të kësaj rëre.
Aty janë të gjitha dhe gjithçka është e mundur për të gjithë!
Albert Vataj