Benet Beci nuk ndalet për “Shkodrën e Pastër”: Në fshatin Golem sot janë hequr mbi 15 ton ndotje

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale momente nga puna për pastrimin e katër pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr mbi 15 ton mbetje.

Beci shkruan se brenda një muaji në territorin e disa fshatrave të njësisë Rrethina, në Bardhaj, Grudë e Re, Hot i Ri, Shtoj i Ri dhe Golem janë hequr mbi 80 ton mbetje urbane dhe inerte, të depozituara pa të drejtë nga banorë e biznese, në pika të palejuara.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është ndërhyrë për pastrimin e katër pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr mbi 15 ton mbetje. Brenda një muaji në territorin e disa fshatrave të njësisë Rrethina, në Bardhaj, Grudë e Re, Hot i Ri, Shtoj i Ri dhe Golem janë hequr mbi 80 ton mbetje urbane dhe inerte, të depozituara pa të drejtë nga banorë e biznese, në pika të palejuara.
Edukim përmes ndërgjegjësimit, ndëshkim përmes masave administrative e ligjore dhe punë e përditshme për #ShkodërEPastër ☀️🚯.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

/J.H/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?