Beqaj: Personeli mjekësor shkurtohet me 5%, Vasili: Hap i nxituar. Tavo: Nuk e votoj

 

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj raportoi në Komisionin e Shëndetësisë në lidhje me shkurtimet në spitalet në rrethe.

Beqaj tha se janë bërë vlerësime në spitalet bashkiake dhe sipas tij po zbatohet një shkurtim i personelit mjekësor prej 338 mjekë në 24 spitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i dikasterit të Shëndetësisë tha personeli mjekësor shkurtohet me 5%, ndërsa ai jomjekësor 20%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundër shkurtimeve të personelit mjekësor ishte edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili tha se është një hap i nxituar, pasi është sektori më i gabuar për shkurtime.

“I vetmi kompromis që nuk e kam bërë dot kur isha ministër ishte të hiqja personel”, tha Vasili.

Ndërsa deputeti i LSI-së Vangjel Tavo tha se nëse nuk reflektohet për shkrutime, vota e tij nuk do të jetë pro buxhetit për shëndetësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?