Berisha: 300 mijë qytetarë mbyllën parlamentin e krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha si përherë është i ashpër në shënimet e tij në Facebook.
I tillë është edhe postimi i fundit, pak pas protestës së zhvilluar në Tiranë.
“Të dashur miq, 300 mijë qytetarë mbyllën parlamentin e krimit, çanë sheshet dhe rrugët e Tiranës!
Kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kriminel, Ilir Metës, që porosit vrasjen e deputetëve të parlamentit.
Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje ju që sot me praninë tuaj përzutë Ilir Metën dhe mbyllët parlamentin e krimit!!
Qytetarë, burra dhe gra, djem dhe vajza, përpara për të rrafshuar murin e krimit që po nxin jetën tonë, përpara për të hedhur qelbësirat e tij!!”, shkruan Berisha në Facebook.