Berisha: 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradim në vendet e Beneluksit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se në Belgjikë, Holandë dhe në Luksemburg, janë të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë të PS-së që rrezikojnë ekstradimin.

Ndaj në fjalën e tij në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se nuk e sjell në Kuvend marrëveshjen me vendet e Beneluksit për këtë arsye.

”Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe nuk e bën se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradim”,-tha Berisha.

SHKARKO APP