Berisha akuza Ramës: I ka dhënë kompanisë offshore 1.5 milionë metër katrorë truall për portin e Durrësit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë për mediat nga seli blu dhe ka thënë se pas inceneratorëve Kryeministri Rama ka realizuar dy megavjedhje të mëdha, teksa foli për koncesionin e Butrintit dhe marrëveshjen për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Berisha ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “i fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama”.

Sa më shumë ka vjedhur aq më shumë kërkon të vjedhë, rasti më tipik është sot Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë, me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me 2 megaafera të mëdha të cilat realisht janë dhjetëfishi i kësaj shume, afera e Butrintit dhe afera e Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar aferën mafioze korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjecar të Shqipërisë, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjithë ligjeve të vendit.

Rama deklaroi se i ka dhënë një kompanie terirtorin prej 1.5 milionë metër katrorë të portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar-Rama të Dubait të vet dhe jo shqiptarëve.

Dhënia pa garë e 1.5 milionë metër katrorë truall është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë”, tha Berisha.

SHKARKO APP