Berisha-Ahmetaj, replika në Kuvend

Ish-kryeministri Berisha ka replikuar ashpër me ministrin e ri të Financave Ahmetaj gjatë seancës së sotme në Parlament.

Berisha tha se Ahmetaj u emërua ministër i Financave pasi pranoi të bëjë atë që nuk donte të bënte Shkëlqim Cani.

 “Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë, përshëndes punonjësit e Financave, ndihem krenar për ata që refuzuan dhe pranuan shkarkimin nga detyra për të mos lejuar aferën e fëlliqur të lidhur direkt me kryeministrin e vendit”­, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha i ka kujtuar Ahmetajt se në 2005 u largua nga vendi si shkelës kufiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Cfarë e lidh atë me financat, në mënyrë absolute po ta marrin në provim ky nuk shkruan dot 5 fjali me korrektëse të doktrinës, financat janë shkencë ekzakte, ndaj dhe ky në financa është si miu në kafaz, ndaj shkon aty. Në 2005 ike nga Shqipëria si shkelës kufiri, e ka arrestuar policia greke si shkelës kufiri, ike në Rumani kërkove azil politik, ky njeri i pagoi shuma marramendëse prokurorit të partisë dhe e mbylli. Ndaj dhe ky atë që s’pranoi ta bëjë Cani e punonjësit e tij merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka lexuar konceptin minimal të financës së një shteti. Po i detyroni qytetarët t’ju krrejnë me leckat nga zyrat, e kalove herën e parë kufirin me valixhe, nuk e bën dot më. Ti nuk mund ta merrje kurrë këtë mision”­, tha Berisha.

Ahmetaj i është përgjigjur Berishës për akuzat që ky i bëri duke thënë se nëse gjen provën më të vogël jep dorëheqjen.

“Kam që 26 vjeç që deklaroj të ardhura, u bëra sot 46 vjeç dhe s’ka ngelur celës e vrimë pa mu kontrollaur madje edhe me urdhrin tënd, unë jam një nga arsyet që antikorrupsioni në Financa ka për të njohur nivel të paparë, është detyre e shenjtë, e respektoj kolegun në ikje si edhe kolegët nga e djathta që kanë kontribuar. Sic kam ulur kokën dy vjet përditë nga mëngjesi në darkë do ta bëj sërish. Asnjëherë s’kam menduar që buxheti i shtetit apo aferat publike janë një rrugë ku mund të fus duart. Coje në prokurori, për kokë të dy gocave jap dorëheqjen”, tha ministri Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?