Berisha: Aksion pa kthim deri në vendosjen e Kushtetutës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga selia e Parlamentit në nisje të seancës plenare, ku theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton. Asgjë nuk e ndal veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës”, thekson Berisha.

SHKARKO APP