Berisha akuza ndaj Dvoranit: Merr përsipër të ngrejë kurthet e shtetit

I ftuar në ”Abc News”, në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Berisha tha se Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit. ”Dvorani ka 100 milionë që nuk i justifikon. Ka marrë dhjetra milionë euro. Është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky njëri merr përsipër që të ngrejë kurthet e shtetit. Ka 3 KED të fshira nga Fatmir Xhafaj. Erdhi me një tagër që nuk e meritonte. Pse ça janë ndërkombëtarët, ëngjëj? Unë po them që nuk janë ëngjëj. Ka pasur të korruptuar ndërkombëtarë, që i kanë dënuar qeveritë e tyre. Që ka pasur të korruptuar është 100%”.

SHKARKO APP