Berisha akuza të forta: Shifrat e virusit të manipuluara

Pandemia e Covid-19 i ka marrë jetën 16 shqiptarëve dhe ka lënë të prekur 277 të tjerë.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha lëshon akuza të forta për qeverinë. Sipas Berishës shifrat në Shqipëri për të infektuarit me Covid-19 janë të manipuluara. Berisha tha se ka të dhëna se kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën 10 herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

”Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë seç është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv”, tha Berisha në ”Abc News”.

SHKARKO APP