Berisha akuzon Kryeministrin për inceneratorët: Arrestohen vetëm kurbanë që pranon Rama

Sali Berisha vijon me akuzat ndaj kryeministri Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Berisha deklaron se Rama ka urdhëruar SPAK-un që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët,

E garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet. Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të ‘Skap’, që të mos trajtojë procedurat, që përbën kolonën kryesore mbi të cilën po ngrihet afera e shekullit, inceneratorët. Ka urdhëruar ‘Skapistët’ e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura e çon direkt tek ai dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.

Rama u informua dy herë se kjo procedurë është antiligjore, por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme sepse e dinte që mafia e plehut, është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale ‘Skap’ që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Rama por jo ata që janë përgjegjësit më kryesorë. Ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë”, tha Berisha.

SHKARKO APP