Berisha akuzon: Rama ka blerë gjyqtarë, opozitarë dhe zyrtarë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se qeveria e Edi Ramës ka blerë gjyqtarë, opozitarë dhe zyrtarë në Shqipëri.

“Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate.

Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe. E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu.

Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia”.

SHKARKO APP