Berisha akuzon Ramën se ai e votoi ligjin e minierave
Nga Sali Berisha-
Një ligj që Rama e quan epokal përdoret nga vasal Dumani për të akuzuar Metën për korrupsion!
Të dashur miq, nuk mund të besoni se deri ku arrin vetëposhtërimi, vasalitetit dhe inkriminimi i Altin Dumanit dhe monstrave të tjerë të fëmijve tanë në skrapin e Parisë!
Në paçavuren e tyre kundër Ilir Metës, mercenar Dumani paraqet si korrupsion pasiv faktin se Ilir Meta ka porositur një shtëpi tek një biznesmen të cilit i ka premtuar kalimin e një ligji për minierat dhe më vonë Meta ka anulluar blerjen e shtëpisë, por ligjin e ka kaluar.
Së pari t’i thuash shqiptarëve se Ilir Meta që kishte vetëm 20 deputetë kaloi ligjin në Parlament për të cilin duhet të votojnë 70 deputetë do të thotë të bësh “dudumin”, skllavin mjeran dhe të fyesh Kushtetutën, Parlamentin dhe çdo taksapagues që të paguan rrogën 6 milionë lekë në muaj këtij delinkuenti
Së dyti të akuzosh Ilir Metën për korrupsion pasiv pse me 20 deputetët e tij ka votuar ligjin në Parlament për të cilin kanë votuar 60 deputetë të Edi Ramës, Altin Dumani mercenari vendos një standart me të cilin tejkalon edhe imagjinatën e George Orwall, Franc Kafkës por dhe hetuesve më të egër xhelat të policisë sekrete të Enver Hoxhës.
Së treti miq, ligji për minierat për të cilin Lëpirës Dumani akuzon Ilir Meten për korrupsion pasiv jo vetëm është miratuar nga mazhoranca socialiste, por Edi Rama në fjalën e tij panagjerike për këtë ligj në Parlament vlerëson atë me superlativë si asnjë ligj tjetër dhe konkretisht ai shprehte: ‘Ky projekt, nuk është një projekt i radhës. Është një projekt me rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka’ Pra nuk ishte Ilir Meta që vlerësoi ligjin për të cilin akuzohet për korrupsion pasiv si epokal, por ishte Edi Rama të cilin lëpirësi i këpucëve të tij Altin Dumani nuk guxon t’i bëj qoftë dhe një pyetje të vetme.
Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësise se re sorosiane. Këta janë monstrat e fëmijëve tanë.
P.s. Këtu më poshtë keni fjalën e Edi Ramës në Parlament me datë 9 tetor 2014 për ligjin e minierave.
https://www.kryeministria.al/newsroom/nje-epoke-e-re-per-pasurite-minerare-te-vendit/?fbclid=IwY2xjawGImFxleHRuA2FlbQIxMAABHZwWtLcVLu9_VUC8Qw2GPgGhso5zFSVCXAv4470ctBuOd3BJ_ppHVgP74g_aem_oW3q8P1uDAxz5sCMEwmWxw