Berisha akuzon Vuçiç: Shpalli ditë zie për terroristët, pranoi para botës se kush është
Sali Berisha ka hedhur akuzua të rënda ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij, e cila vendosi të shpallë të mërkurën ditë zie kombëtare, për 4 terroristët e vrarë pranë manastirit së Banjskës.
Sipas Berishës, me këtë akt Vuçiç e pranoi haptazi se qëndron pas sulmit terrorist ndaj qeverisë së Kosovës. “Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb! Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë”, shkruan Berisha.