Berisha: Alibeaj u shkarkua, ja si do zgjidhet kreu i ri i grupit të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prononcimit për mediat foli edhe për Enkelejd Alibeajn.

Ai u shpreh se Alibeaj është shkarkuar nga funksioni i kreut të grupit parlamentar të PD. Sipas Berishës, do të jetë grupi i ekspertëve që do të përcaktojë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në atë detyrë është nul për këtë Kuvend. Natyrisht procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do të përcaktojnë procedurën e emërimit të kryetarit të ri të grupit parlamentar që duhet të jetë njëri nga nënkryetarët e partisë. Nuk kam asnjë emër sepse s’e di kush do të zgjidhet nënkryetar. Kryetari kolektiv do të propozojë listën e kandidatëve për anëtar kryesie me dy kandidatura. Sot Alibeaj është i shkarkuar nga funksionet dhe do të ndiqen procedurat”,-tha Berisha.

SHKARKO APP