Berisha: Alimehmetin e kam pritur, erdhi më takoi. Ndërsa Salianji, JO!
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se “Foltorja” ka për qëllim që të dëgjojë shqetësimet, të ketë një debat të hapur pa filtra.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet edhe për takimet e Ervin Salianjit, për të cilat edhe njëherë se asnjë takim privat nuk do të dëgjohet, sqaroi lideri demokrat. I pyetur nëse është takuar me Ilir Alimehmetin, Berisha theksoi se kanë zhvilluar një takim për të cilin ka folur edhe çështje të përgjithshme duke treguar se takimi ishte kërkuar nga vetë Alimehmeti. Ndërsa Salianji nuk ka pranuar ta takojë pas asaj që Berisha foli publikisht kundër tij si “takime private”.
Ervin Salianji bëri burg për PD dhe tani lidershipi aktual e fyen për ato gjera që ish-deputeti kërkon. Ai thotë se PD ka rënë në gjumë dhe se nuk krijon besim në popull që të rrezojë kryeministrin Rama.
Këtë kërkon Salianji e jo ti zërë vendin Berishës, pasi të gjithë e dijnë se atë karrike kryetari të PD nuk e lëshon Berisha.
Ndaj PD nuk e merr pushtetin!
KOHA JONË SONDAZH

