Berisha ankohet tek amerikanët për Ramën
Gjatë takimit me presidentin e Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, Micheal Granoff, Sali Berisha ka folur me këtë të fundit për një sër çështjesh.
Në këtë bisedë ish-kryeministri i theksoi atij “problemet me madhore te vendit qe jane; lidhjet e pushtetareve me te larte me krimin dhe trafiqet, nxitja e konflikteve nga ana e Rames, qendrimet klienteliste dhe jomiqesore ndaj bizneseve. Te gjitha keto kane krijuar shkalle te larte pasigurie tek qytetaret dhe investitoret vendas dhe te huaj qe po largohen nga Shqiperia, kane rritur me shpejtesi papunesine dhe mjerimin ne vend. Keto, se bashku me deshperimin qe mbjell me pasion kryeministri ne cdo dalje televizive rikthyen pas 24 vitesh eksodin ne Shqiperi.”
Sipas Berishës “Sot, shqiptaret qe vetem dy vjet me pare ishin te fundit apo parafundit ne kerkimin e azilit politik, ata vijne direkt pas sirianeve, vendi i te cilve ndodhet ne lufte civile. Zoti Granoff shprehu brengosjen e tij te thelle dhe theksoi se eksodi aktual eshte nje dukuri teper shqetesuese!”.
KOHA JONË SONDAZH

