Berisha apelon për revolucion me rastin e 22 marsit
Ish-kryeministri Berisha është i lidhur ngushtë me Facebook-un dhe këtë e tregon qasja e tij aktive në rrjetet sociale ku përveç komenteve, deklaratave, denoncimeve apo njoftimeve nga takimet ditore ai komunikon me shqiptarët edhe për data të shënuara që lidhen tranzicionin demokratik në Shqipëri dhe karrierën e tij politike.
Me rastin e 22 Marsit 1992, fitores së parë elektorale të Partisë Demokratike ai postoi një urim në Facebook, ku përveç evokimit të kësaj date si pikë kthese për transformimin e Shqipërisë nuk harron të përçojë edhe mesazhin se ashtu si 23 vite më parë demokracia është në udhëkryq. Por fakti që ai flet nga pozitat sikur nuk ka qeverisur këtë vend për 8 vjet si kryeministër dhe diçka më shumë se një mandat si president duket se ka provokuar komente që bien ndesh me disa nga pikëpamjet e tij për transformimet demokratike dhe rolin e tij në këto zhvillime.
Komentet që gjenden në faqen zyrtare të ish-kryeministrit Berisha, poshtë urimit për 22 Marsin.
Ato po i përcjellim siç janë, me gjithë gabimet drejtshkrimore.
“Ben Mix….Ju votuan juve Z.Berisha per premtimet ne rrugen e demokracise. Ne ate rrug nuk shkeli askush. Ajo rrug nuk u ndertua kurr. 25 vjet ju dhe qent tuaj deboni nga Shqiperia njerezit. Deboni te rinjt, duke mos ju garantuar as minimumin e nje shteti tjeter demokratik. Ne emer te demokracise keni kryer krime nga me te medhat ne historin e ketij populli. Ju,jo vetem keni shkelur ligjin duke folur ne emer te demokracis por e keni perdhunuar ate”-shkruan ky komentues.
Ndërsa Eri Eri thotë: “Ti e shkaterrove kete vend.. ti i mesove njerzit formulen e vjedhjes dembeluzmit, ti i mesove te "fortit" te benin cte donin vetem ty te lenin rehat te shtoje te ardhurat e tua. ti i more ne 91 te gjithe fabrikat ne pune uzina e te gjithe njerzit ne pun..te gjithe. ..i shkaterrove per nje periudh shuuum te shkurter.. e sot ? sot kerkon fajin ke te tjeret.. ku ti ishe ai qe lejove krimin te lulezoj ku ti zhduke miqte e tu me te ngushte.. ku ti ishe pjell e nje krimi.. mgjth fajin e kemi ne qe akoma te votojme ty. . Cdo popull meriton qeverin qe ka.. edhe ne keshtu meritojm.. rrempall aty ku peshku madh e han te voglin.. brez pas brezi per keto 24 vjet”
Odhisea Rraku shkruan “Car rastesie miqte e mi shikoni te gjithe keta qe e rrethojne Saliun nuk jetojne me.Njesoj si fotot e Enverit ne vitet 44 mbas clirimit me te gjithe bashkeluftetaret e tije te cilet i pastroi nje nga nje”.
Ndërsa Agush Elezi shprehet “ Per 22marsi mund te thuhen vetem dy fjale :Me 22 Mars erdhi ne pusht-et Ai qe shkaterroi gjithe SHQIPERINE .zoti I dhente ment se do na tmerroi dhe boten tjeter”.
Dhe një tjetër koment nga Behar Beshiri “esht e vertet ajo qe thua por te gjith ju te majt dhe te djatht per 23 vjet e shitet shqiprin e shkatrruat e vjedhet e degjeneruat ka arritur aty ku duhet nje rrevulucjon i pergjithshem dhe me i madh se ai i viteve 90,ose te themi nuk behet shqipria me shqiptaret.80% a shqiptarve sot e asaj dite luftojn per te siguru ushqimin qe bota se ka ne list fare.kurse ju politikanet jetoni nje jet perrallore ne kurriz te popullit tuaj.por nje dit do te jepni llogari tek Krijusi i gjithsis,nese flasim per tradhtar kombi ju politikanet e shqipris pa perjashtim jeni tradhtaret me te medhenj qe e keni katandisur kete komb ne kete gjendje”