Berisha: Arvizu u largua si mik i Edi Ramës
Një rast i humbur për Ambasadorin Arvizu. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha largimin e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu.
Me një postim në Facebook, Berisha ka thënë se Arvizu u largua si një mik i Edi Ramës dhe jo i popullit shqiptar.
“Të dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervisteë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për kete intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla.
Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptareve, atyre që qeverisin, atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk egziston. Por ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbeshtetesve te tij. Per te faktuar kete, ai perdori termat me tipike si SHQUP, qe Edi Rama perdor per te fyer Partine Demokratike. Ne kesi rastesh, kur tjetri te fyen, ne shqiptaret, me vetpermbajtje i themi- fyerjen mbaje per vehte. Kurse une i them ambasadorit Arvizu: fyerjet jane akte ekstreme ne diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozites me fjalet e pushtetit, jo qe nuk nuk jane merite, por jane mjerim. Ato jane dobesi me shume se diplomatike.
Ambasadori Arvizu eshte ne ditet e fundit te qendrimit te tije ne Shqiperi, ndaj le t’i urojme Gezuar Festat e fund vitit dhe rrugen e mbare, si dhe te falenderojme me shume mirenjohje qeverine dhe Kongresin e SHBA, per vendimin e tyre miqesor per lehtesimin e vizave, nje kartoline kjo shume e bukur per festat e fundvitit per shqiptaret! sb