Berisha: Asambleja e PS-së tregoi se jeni rrezik kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në seancën plenare Asamblenë Kombëtare të Socialistëve, duke hedhur akuza të ashpra ndaj kryesocialistit Edi Rama, ministrit të Jashtëm Bushati dhe deputetit Taulant Balla.

Ai u është referuar debateve të hapura dje në Asamble nga Blushi, se nëse ai do të zgjidhte mes PS-së dhe Shqipërisë do të vendoste të ishte në krahun e së dytës. Ku pas fjalës së Blushit ka qenë Taulant Balla ai që tha se do të zgjidhte Partinë, teksa Bushati ka thënë se Partia dhe Shqipëria janë e njëjta gjë. Deklarata këto që kanë sjellë edhe akuzat e ashpra të Berishës.

“Ministri i tij i Jashtëm deklaron në Asamblenë e turpit, se Shqipëria dhe partia janë e njëjta gjë. Për ministrin e Jashtëm të çdo vendi, interesi kombëtar, është interesi që udhëheq politikën e jashtme. Deklaratat e Asamblesë tuaj e bënë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj për interesat kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

(Balla) nuk meriton të jetë në parlament, sepse ai është përdhodhësi i votës sa vetë Enver Hoxha. Enveri e respektonte një automat të votës, e bënte një herë në 4 vite dhe fitonte me 100% se nuk e votonte njeri kundër. Edi Rama as këtë nuk respekton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo diktator, aktin e parë që bën, nenin e kKshtetutës që e kufizon postin e tij në dy mandate e heq menjëherë. Ju jeni rrezik i madh kombëtar”, akuzoi ai.

Duke vijuar se “pa dekusarizim, ne jemi të vendosur më shumë sesa për dekriminalizimin.

“Sot po shitet INSIG-u, sa? Me 15 milionë euro. Ku 38 milionë euro e kanë vlerësuar kompanitë”, tha gjithashtu Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?