Berisha: Asnjë ndëshkim për vrasjen shtetërore të qytetarëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka përshëndetur qëndrimin e banorëve të Shijakut, që kishin mbushur me parullën “Rama ik”, rrugët nga do të kalonte sot kreu i Qeverisë.

“Ja si pritet sot në Shijak, një vit pas tërmetit, Edvin Hajduti. Ju lumtë banorëve të Shijakut!” shkroi Berisha në Fb duke treguar fotografitë dhe duke hyrë më tej në, arsyet dhe thelbin e këtij refuzimi popullor të Kryeministrit.

“Sot, pas një viti, – gjykon Berisha, – nga 51 viktimat rezulton se 38 ishin vrasje shtetërore pasi që të gjithë humbën jetën sepse vazhduan të banojnë në apartamente dhe shtëpi të bëra të pabanueshme nga tërmetet që kishin goditur Thumanën, Durrësin disa muaj para tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Sot, pas 1 viti:

1- Asnjë ndëshkim për vrasjen e 38 viktimave, që në të vërtetë janë vrasje shtetërore.

2- Asnjë ndëshkim për përgjegjësit direkt të dobësive konstruktive të pallateve dhe banesave, që u shembën sikur të ishin prej letre; asnjë ndëshkim për mungesën e plotë të gadishmërisë së emergjencës civile që kushtoi jetë njerëzish.

Nga 50 të arrestuar, të gjithë sot janë të lirë sepse përgjegjësit ngjiten direkt tek hajdutët Edvin Rama dhe narko-qeveritarët e tij qendrorë dhe vendorë.

3- Sonte 3000 familje jetojnë në kushte çnjerëzore në çadra

4 – Nuk është ndërtuar në këto tre qarqe as dhe një pallat i vetëm për strehimin e banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

5 – Nuk është ndërtuar asnjë shkollë e vetme e rrënuar nga tërmeti. Ka përfunduar ndërtimi vetëm i 27 banesave të vogla të ulta me fondet e tërmetit.

6 – Nuk janë shembur 80% e pallateve që u shpall se do të shembeshin dhe pastrohej sheshi brenda janarit që kaloi

7-Komuniteti ndërkombëtar me Konferencën e Donatorëve të organizuar në Bruksel bujarisht i dha Shqipërisë 1.2 miliardë euro grante dhe kredi të buta për të luftuar pasojat e tërmetit por, me vendosjen në krye të komitetit për menaxhimin e fondeve,Tigrin e vjedhjeve dhe korrupsionit, fondet po grabiten.

8- Vjedhja e fondeve për pasojat e tërmetit nga Edvin Hajduti dhe Tigri i tij deri tani shkon në dhjetëra milionë dollarë.

Ndaj dhe sot pas një viti mund të thuhet me vërtetësi të madhe se pastërmeti ishte përdhosje e viktimave të tij dhe krim, vjedhje e mashtrime të Edvin Hajdutit dhe suitës së tij,” ka përfunduar ish-Kryeministri Berisha.

SHKARKO APP