Berisha: Asnjë pengesë përpos urdhrit të Ramës bllokon logon e PD-së, por do ketë pasoja

Kreu i PD-së Sali Berisha, thotë se nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon logon e PD-së. Sali Berisha tha se në rastin e një vendimi kundër tij dhe të tijve, atëherë Rama do të përballet me PD.

”Gjëja më e gabuar që mund të bëjnë kandidatët është të sulmojnë njëri-tjetrit. Nëse institucionet zbatojnë ligjin, është tërësisht e PD-së. Ka një vendim gjykata dhe një precedent me PD-në për logon. Nuk ka asnjë pengesë, përpos urdhrit të Edi Ramës që bllokon flamurin.

Nuk ndodh kurrë që të shpallet palë ai që nuk është palë. Ata që paditën, ata nuk ishin palë në proces. Nëse një drejtësi kontrakton parimin për të shpallur palë atë që nuk është, nuk ka drejtësi në botë që e shpall. Ne do të merremi me Edi Ramën dhe jo gjykatësit. PD-ja do të merret me Ramën në këtë rast”,-tha në ”Ora e Betit”.

SHKARKO APP