Berisha: Ata që më shpallën ”non-grata” janë bërë meme. Sekretari i Shtetit lëndoi nderin tim me shpifje

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen e tij ”non-grata” pa asnjë fakt, sot janë bërë meme. Në një intervistë për emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Berisha nënvizon se u shpall pa pasur asnjë problem personal, pasi kërkoi shpalljen ”non-grata” të Sorosit në Parlament dhe forumet ndërkombëtare.

”Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time ”non-grata” pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme, “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla ”non-grata” duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen ”non-grata” të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore”.

Po ashtu Berisha thekson se Sekretari i Shtetit lëndoi nderin e tij me shpifje. ”Jam njeriu që kam hyrë më shumë se kushdo tjetër ndoshta nga zyrtarët e rajonit në zyrën e Sekretarit të Shtetit, njeriu i cili ka kërkuar dhe ka gjetur mbështetje dhe ndihmë për gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme, por asgjë nuk justifikonte cënimin pa asnjë bazë të dinjitetit tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?