Berisha: Atdhetarë dhe patriotë të bashkohemi për të përmbysur regjimin. Rrëzimi i Ramës është urdhër

Nga Kukësi ku po mban takimin e 7-të të turit ”Foltorja”, ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për protesta masive, ku i bëri thirrje çdo atdhetari dhe patrioti për tu bërë bashkë në përmbysjen e regjimit.

”Sot nga Kukësi do t’i përgjigjem, njerëz të mirë, gra dhe burra, djem dhe vajza, atdhetarë dhe patriotë që e doni këtë vend, që respektoni dinjitetin e njëri-tjetrit të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur Shqipëria që nga Enver Hoxha deri sot”.

Po ashtu Berisha theksoi se rrëzimi i Edi Ramës është një kërkesë, është një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë.

SHKARKO APP