Berisha: Azemi më tha, ta heq Dullën për 3 ditë
Ish kryeministri Sali Berisha ka rrrëfyer disa nga momentet pikante që kanë shoqëruar Lëvizjen Studentore të Dhjetorit që ishte një momentet kryesore që shënoi rënien e regjimit komunist dhe shembjen e simboleve. Bërisha rrëfen një bisedë të atyre ditëve me Azem Hajdarin. “I them Azemit se ne nëse nuk e heqim bustin ai tallet me ne dhe ne dukemi si opozitë fasadë përballë botës. Dhe ai më përgjigjet, për 3 ditë ta heq Dullën”. Më tej berisha kujton se: “Kamza ishte më e mjera në aspektin studentor. Lëvizja e parë filloi në Kamëz. Studentët bojkotonin. Bislim Ahmeti ishte kryetar i PD-së për Kamzën. Në një takim që kishin patur studentët e Kamzës vendosin heqjen e emrit Enver Hoxha që mbante Universiteti i Tiranës. Azemi e ndiqte me angazhim absolut në Kamëz dhe u nis me Arben Imamin për në një protestën që ishte organizuar në Kamëz nga studentët.
Sa i takon grevës së studentëve, Berisha ka zbuluar se PD ka qenë organizatore e saj por e ka bërë këtë larg vëmendjes: “Në një pasdite ai prodhoi qindra postera dhe i shpërndau në të gjithë Qytetin Studenti duke bërë thirrje për protestë. Aty përcaktohet komisioni drejtues dhe kërkesa për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga UT, pasi këta ishin krahu studentor i PD dhe dihet se nismëtarët e grevës ishin anëtar të PD. PD nuk donte të dilte si protagoniste e grevës sepse kërkonte që ajo të ishte një lëvizje studentore kundër qeverisë sepse greva mund të paragjykohej. Student filluan negociatat me Ramizin. Njëherë Ramizi propozoi një referendum me ata që janë diplomuar për heqjen ose jot ë emrit të Enverit. Ne propozuam që referendum të bëhje me të gjithë profesorët dhe studentët por Ramiz Alia refuzoi”- ka rrëfyer më tej ish kryeministri Sali Berisha.
Ai ka sqaruar më tej se: “Bëmë ç’është e mundur që të shmganej greva. Këta ishin drejtues të PD-së. një gjë dua të theksoj se këta ishin heronj të vërtetë. Në këtë kontekst, në çdo segment të kohës vijmë tek shtatorja. Kërkesa e parë publike në protestë për heqjen e shtatores e ka bërë Azem Hajdari. Dokumentari që ka bërë Blendi Fevziu është aty dhe ky moment është filmuar. Ne nuk kishim në kërkesat e studentëve heqja e shtatores. Azemi kishte idenë të bënim një miting në shesh dhe më pas tha ai, ti marr e ta fshijmë bustin. Ai kishte përgatitur parrullën “Te sheshi” dhe kjo parrullë nënkuptone rrëzimin e bustit. Në 19 Shkurt ai bën thirrje në miting që të shkojmë në QS që të mos i lëmë vëllezërit dhe motrat tona me vdek. Aty filluan thirrjet, “Te sheshi, te sheshi”. Ndërkohë në këto kushte Ramiz Alia ndërmori një grusht të vërtetë shteti duke krijuar një këshill presidencial. Vuri Fatos Nanon kryeministër duke marrë vetë çdo funksion. Filloi të nesërm një grush të vërtetë shteti duke ushtruar terror ndaj PD-së. Në Borsh e morën nënkryetarin tonë dhe e lidhën pas kamionit me bustin e Enverit dhe e hoqën zvarrë. Në Vlorë i vunë tritol kryetarit të PD-së. Ndërsa në rrugët e Tiranës kërciste kallashi”.
Më tej Berisha kujton se: “Gjithë tensioni u zhvendos në Shkollën e Bashkuar. Ata vetë vranë një polic dhe thanë e vrau Azem Hajdari, në një akt tjetër plagosën një vajzë 11 vjeçare. Në një moment që nuk e kam kuptuar kurrë 200- 300 të rinj nën moshën 20 vjeç iu përveshën Shkollës së Bashkuar edhe me dinamit, të revoltuar për shkak të plagosjes së vajzës së mitur nga puçistët. Nga mëngjesi deri vonë qëndronin aty dhe duke parë situatën ata puçistët kërkuan ndihmën tonë. Unë i thashë Azemit që të shkonte ti tërhiqnin. Shkon Azemi me Gramozin. U thotë se ‘para të sulmojmë do mbaj një fjalim’. Shkuan tek shkolla Bajram Curri. Azemi iu drejtua atyre se ‘Kur bëmë ne protestën e Dhjetorit atyre u kërkuan që të vinin me hunj e të na rrihnin por ata nuk pranuan, ne e kemi hesapin me ramizin jo me këta”. Në këtë moment të rinjtë u qetësuan dhe u tërhoqën”- ka rrëfyer Berisha.
Më tej ai kujton në një tjetër episod që bën fjalë për një djalë të mitur të cilin ish-kryeministri e ka quajtur një Hero të heshtur dhe të panjohur. “Fallangat komuniste morën një bust allçie të Enverit disa ditë pas rënies së bustit dhe e vunë atë ku ishte piedestali i Enverit dhe i kërcënonin qytetarët që të mos afroheshin ndërsa i shanin. Një super hero 17 vjeç vjen nga mbrapa sepse vendi ruhej me armë, e kap bustin e dhe thyen copa copa. E thërrmoi bustin dhe erdhi me vrap u bashkua me qytetarët. Mirëpo duke qenë se nuk e sulmonin dot dhe duke mos patur bustin, ikën”- ka përfunduar rrëfimin e tij ish kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha.(syri.net)
KOHA JONË SONDAZH

