Berisha: Balili fluturoi për Kubë

Nga Sali Berisha/“Edvin Shullazi përcjell Edeskobar-in me nderime shtetërore drejt Hanoit me destinacion Kubën!

Të dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane të Edeskobarit, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe sivlla Kokëdhimës, njoftoi shqiptarët nëpërmjet Saje qorrit se prej kohësh policia shqiptare po bënte hetime rreth grupit në fjalë.

Me këtë dizinformim të Saje qorrit, me të cilin Rama kërkonte të mashtronte opinionin publik brenda dhe jashtë vendit për lidhjet e tij dhe sivlla Kokëdhimës direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama përcolli me “nderime” shtetërore, pa e regjistruar në sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubës, drejtim në të cilin nisën edhe Arben Frrokun, por që ky nuk zbatoi porosinë dhe u kthye në Hollandë, në vendin e krimit ku dhe e arrestuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edeskobar, thanë burime të informuara mirë, është nisur për në Hanoi nga do të kalojë direkt për në Kubë. Në ishullin e Karaibeve ai do të jetë nën mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm 24 orë pas largimit me nderime shtetërore të Edeskobar-it nga Shqipëria dhe 72 orë pas denoncimit nga unë të lidhjeve të tij me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën ky i fundit reagoi ndaj akuzave të mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metës, që është në Washington.

Madje në reagimin e tyre të trashë, sivllezërit shkuan aq larg saqë deklaruan se unë gjoja paskërkam bërë fjale për një Hotel që ai paskërka me Ilir Metën. Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:

– Edeskobari ka patur lidhje shumë të ngushta me Ramën dhe sivlla Kokëdhimën, dhe për këto ka fakte të pakundërshtueshme!

– Edeskobari mund të jetë edhe vëlla me Ilir Metën por se ai ishte prej kohesh në hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.

– Edeskobari mund të njeri i afërt me Ilir Metën por me nderime shtetërore e përcolli për në Kubë Edi Rama nëpërmjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.

Së fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave të mia, vetëm pas largimit të Edeskobarit nga Shqipëria, të sivlla Kokëdhimës dëshmon se ata nuk guxuan ta shesin atë tek Meta sa kohë ai ishte në Shqipëri!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?