Berisha- Ballës: Nuk ke fyer Halim Kosovën, por çdo shqiptar

 

Ish- kryeministri Sali Berisha reagoi për situatën parazgjedhore, duke thënë se Edi Rama ka nisur një fushatë me banditë dhe fyerje.

“Keshtu, i tmerruar nga pelqyeshmeria e larte qytetare e kandidateve te PD ne Tirane, Durres etj, Edi Rama dhe Vangjush Dako derguan dje rrugeçer me teser dhe flamure te PS, per te prishur takimet elektorale te kandidates se PD te Durresit, Grida Duma, me sulme banditeske fizike duke goditur dhe plagosur me gure ne koke mbeshtetes te saj. Kurse ne Parlament, Rama vendosi gojen e tij te piset dhe u sherbye nga perversi Taulant Balla, i paditur nder te tjera ne organet e zbatimit te ligjit per perdhunim nga nje fatkeqe me AIDS. Ai mendon se mund te fyej Dr. Halim Kosoven per sherbimin dhe kujdesin mjeksor dhe profesional te shkelqyer qe ai ka treguar per vajzat, grate, nenat, motrat e Tiranes dhe mbare Shqiperise gjate shtatezanise se tyre.

Me kete rast i them Edi Rames, i cili vet para kamerave shan si askush tjeter me fjalet "maskara, bastard, lehaqen, grope septike, jashtenxjerrje" etj, se me ato qe the me gojen e Taulant Balles nuk ke fyer aspak Dr. Halim Kosoven, por ke fyer çdo shqiptar dhe se turpe te tilla te ulta deri ne keto nivele i lejojne vetes vetem njerez ster-ordiner, te zhveshur nga çdo norme e moralit njerezor dhe qe nuk dine se çfare eshte nena, gruaja, vajza, motra dhe femija. Nje gje te tille nuk e bejne kurre njerezit e qyteteruar dhe normal,”shkruan Berisha në FB.

SHKARKO APP