Berisha-Bardhit: Lodheni kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në konferencën për shtyp, pretendoi se Kuvendi i 11 dhjetorit nuk ka mbështetjen e delegatëve pas mbi 69% e tyre do të jenë pjesë e Kuvendit të 18 dhjetorit, të thërritur nga Kryesia. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur, duke i thënë se me falsifikime revolucioni nuk ndalet dhe se ata lodhen kot. ”Sot në një krizë paniku në ditën e fundit si kryetar Basha, nxorri Gaztorin e tij për të lexuar një listë që po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit”,-shkruan Berisha.

Reagimi i plotë nga Sali Berisha

Për javë me radhë demokratët nga gjithë Shqipëria, degë pas dege kanë publikuar me gojën e tyre emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të parë në historinë e vendit, qe mblidhet me kërkesën e anëtarësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në një krizë paniku në ditën e fundit si kryetar Basha, nxorri Gaztorin e tij për të lexuar një listë që po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqëruar me funksionet e tyre përkatëse, apo së cilës degë i përkasin. E gjitha kjo për të krijuar turbullirë në vend të transparencës me shpresën se do krijojnë konfuzion!

Swiss Digital Mobile Reklama

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e mijëra delegatëve demokratëve për të marrë pjesë në Kuvendin e rithemelimit, i cili do shkëpusë përfundimisht Partinë Demokratike nga pazaret Rama-Basha, duke ja kthyer atë demokratëve!

Ftojmë të gjithë demokratët dhe delegatët e Kuvendit të bashkohen në Ditëlindjen e Partisë Demokratike për të dalë nga rrethi vicioz i humbjeve dhe për të nisur rrugëtimin tonë drejt FITORES!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?